Presidentja udhëton për në Shqipëri, takohet me Metën

Lia e Majmunëve, Msh dhe IKSHPK sot në konferencë për media

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të mërkurë ka udhëtuar për në Shqipëri.

Atje, Osmani ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë: Trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

“Në këtë konferencë, Presidentja Osmani do të jetë ndër folëset kryesore dhe në ekspozenë e saj do të flasë për trafikimin me qeniet njerëzore në kontekstin kosovar, rajonal dhe global”, njofton zyra për medie e Presidencës.

Folës në këtë konferencë, përveç presidentit Meta dhe Presidentes Osmani, do të jenë edhe senatorë e kongresmenë amerikanë, përfaqësues të OKB-së, si dhe të organizatave joqeveritare që merren me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.