Princi Saudit i ka dhuruar vathë më vlerë 500 mijë paund Meghan Markle


Mediat britanike shkruajnë se Meghan Markle mbante vënë një palë vathë diamanti, të cilat ishin dhuratë martese nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman i Arabisë Saudite, i cili akuzohet për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.Në lidhje me këto vathë, çmimi i të cilave shkon 500 mijë paund, Pallati Mbretëror kishte deklaruar se ishin huazuar, por pa treguar nga kush.Avokatët e Dukeshës së Sussex i kanë thënë “The Times” se ajo vërtetë mund të ketë deklaruar se ishin huazuar, por nuk ka thanë se ishin huazuar nga një argjendari. Pra, sipas avokatëve, ajo nuk ka mashtruar askënd në lidhje me burimin e ardhjes së tyre.Nuk besohet se Bin Salman e ka takuar Meghan ose ia ka dhënë vathët personalisht. Bizhuteritë konsiderohen si pronë e Kurorës, sepse janë një dhuratë nga drejtuesi i një shteti të huaj dhe Meghanit nuk i lejohet t’i shesë.

The post Princi Saudit i ka dhuruar vathë më vlerë 500 mijë paund Meghan Markle appeared first on Hapur.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...