Prishet autobusi në Hungari, udhëtarët nga Kosova presin nëntë orë në rrugë

Një autobus kosovar ka mbetur në Hungari.

Mbi 100 udhëtarë nga Kosova kanë marrë rrugë drejt Gjermanisë.

Mirëpo sipas tyre, autobusi i kompanisë “Barileva Turist” është prishur në autostradën afër Budabestit, kryeqytetit të Hungarisë në rrugëtim e sipër.

Ata thonë se ka tash e nëntë orë që kanë mbetur në autobusin e prishur, duke pritur që të zëvendësohet automjeti për ta vazhduar rrugën.

Njëri prej tyre, që ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se janë pa ngrohje dhe që u janë shpenzuar ushqimet që kanë pasur me vete.

KlanKosova.tv ka kontaktuar kompaninë për të marrë versionin e tyre për rastin, mirëpo nga ta kanë thënë vetëm “jemi shumë të zënë me punë”, duke mos dhënë sqarime.

Lajme me shume...