Pritje deri në tri orë në Merdar

Fluksi i mërgimtarëve që po largohen nga Kosova pas festave të fundvitit është akoma i lartë, përcjell albinfo.ch.

Aktualisht pritjet në pikat kufitare për të dal nga Kosova shkojnë deri në tri orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar është në Merdarë, ku pritjet për të dal nga Kosova janë deri në tri orë, teksa hyrjet deri në 10 minuta.

Po ashtu, pritje ka edhe te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë deri në një orë, ndërsa hyrje deri në pesë minuta.

Në pikat tjera situata është e qetë.

The post Pritje deri në tri orë në Merdar appeared first on Albinfo.

Lajme me shume...