Pritjet e gjata të mërgimtarëve nëpër kufi, Musliu sugjeron që qeveria të merret me këtë problem

Mërgimtarët vazhdojnë të presin me orë të tëra në pikat kufitare.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar në lidhje me pritjet e mërgimtarëve në kufirin me Kroacinë.

Musliu përmes një reagimi ka pyetur se kur do të marrin fund maltretimet e shqiptarëve nëpër kufijtë ballkanik, teksa shtoi se mërgimtarët nga Kosova po presin deri në 20 orë.

“Këta persona që maltretohen nëpër kufijtë e ish Jugosllavisë, janë të njëjtit që në kohë zgjedhjesh dhe në kohë krizash vërshohen me elozhe patetike”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, deputetja e PDK-së i ka sugjeruar Qeverisë së Kosovës që të pyet në lidhje me pritjet që po u shkaktohen mërgimtarëve.

“A del Ambasada jonë në Kroaci ndonjëherë të shohë çfarë po ndodhë? Ku të ankohen këta njerëz dhe këto kompani?”, ka shkruar Musliu, përcjell Klankosova.tv.

Kujtojmë se gjatë dy ditëve të fundit shumë mërgimtarë janë duke pritur me orë të gjata nëpër kufi që të kthehen në shtetet ku ata jetojnë.

Lajme me shume...