‘Pro Real Estate’: Kompania lidere në tregun kosovar të patundshmërive

Kompania ‘Pro Real Estate’ po vjen edhe më afër diasporës, e rritja e fushëveprimit edhe në lëmenj të rinj është po ashtu ndër planet që ka kompania

Si në çdo punë apo zanat, suksesi nuk vjen i servuar. Duhet rrugë e gjatë për të bërë, e në të shumtën e rasteve fillimet janë më të vështira e të kufizuara, duke filluar nga ajo se çdo punë duhet ta bësh vetë.

Një kompani që rrugëtimin e saj e nisi në vitin 2014 me vetëm dy persona, pas më pak se 10 vjetësh është rritur aq shumë sa sot ka të punësuar rreth 50 punonjës. Kjo është kompania ‘Pro Real Estate’ që i prin tregut kosovar të patundshmërive.

Në ‘Pro Real Estate’, në tre vjetët e fundit numri i pronave të listuara ka pasur rritje prej 510%, derisa gjatë kësaj periudhe numri i marrëveshjeve të realizuara rritjen e ka lartësuar për 690%.

Por, për të arritur deri te ky sukses, sigurisht që është dashur të kalohen sfida e vështirësi, disa prej të cilave, sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë në fjalë, Krenar Batusha, kanë qenë krijimi i një ekipi profesional dhe zhvillimi i një sistemi të mirëfilltë të punës, por jo vetëm.

“…vështirësinë më të madhe e kemi hasur në ndërgjegjësimin e tregut për rëndësinë që ka shërbimi i duhur në industrinë e patundshmërisë. Duke qenë se ndër vite ka munguar trajnimi për profesionistë të kësaj fushe, si dhe edukimi për rëndësinë që ka tregu i patundshmërisë në përgjithësi, veçanërisht në fillimet tona kemi hasur vazhdimisht në probleme, të cilat na kanë vështirësuar punën. Por sigurisht, ne nuk u dorëzuam para asnjë pengese, sepse ne i dinim saktë cilat ishin synimet tona dhe vazhduam punën për t’i arritur ato”, tregon Batusha.

Vështirësitë për të depërtuar në tregun e patundshmërive në Kosovë duket se kanë qenë të mëdha, duke e pasur parasysh edhe atë se Kosova si një shtet i ri, i pasluftës, nuk ka pasur një sistem të mirëfilltë pune në tregun e patundshmërive.

Megjithatë, karakteristikat që veçojnë kompaninë ‘Pro Real Estate’, siç janë korrektësia, sinqeriteti, besueshmëria dhe sistemi i punës, kanë bërë që t’i kalojë të gjitha pengesat që janë shfaqur rrugës.

Ne vlerësojmë traditën, ku besueshmëria është primare, ndërtojmë marrëdhënie të forta me klientin dhe krijojmë lidhje afatgjate. Kjo na bën të dallohemi jo vetëm brenda lëmit të patundshmërisë, por në të gjithë lëmenjtë e tjerë”, thekson Krenar Batusha.

Të punosh në sektorin e patundshmërisë, duket se është shumë atraktive dhe aspak e mërzitshme, pa harruar edhe pjesën financiare, ku vlerësohet të jetë degë e sigurt dhe fitimprurëse.

Siç shprehet drejtori i kompanisë “Nuk ka ndjenjë më të mire se kur ndihmon dikë të zgjedhë shtëpinë e ëndrrave”. E këtë ndihmë apo shërbim, ai dhe ekipi i tij po e japin edhe për mjaft bashkatdhetarë nga diaspora.

Realisht një numër i madh i pjesëtarëve të diasporës janë të interesuar të blejnë prona dhe të investojnë në vendin e tyre. Përqindja e të interesuarve vazhdon të rritet çdo vit! Tashmë jemi duke u përgatitur edhe për hapjen e kompanisë së re në Zvicër, Pro Real Estate Switzerland A.G. Po punojmë shumë për të krijuar një urë lidhëse mes diasporës dhe Kosovës, ku bashkatdhetarët tanë mund të kenë një adresë të besueshme ku ata mund të konsultohen nga profesionistë dhe të investojnë në vendin e tyre”, tregon Krenar Batusha.

Pra, siç kuptuam, ‘Pro Real Estate’ po vjen edhe më afër diasporës, e rritja e fushëveprimit edhe në lëmenj të rinj është po ashtu ndër planet që ka kompania. Kështu Kosovës pritet t’i sjellin edhe shumë investime e inovacion, por duke pasur gjithmonë në radhë të parë ndershmërinë dhe drejtësinë në çdo veprim dhe vendim.

Së shpejti, edhe në Zvicër

“Tashmë jemi duke u përgatitur edhe për hapjen e kompanisë së re në Zvicër, Pro Real Estate Switzerland A.G. Po punojmë shumë për të krijuar një urë lidhëse mes diasporës dhe Kosovës, ku bashkatdhetarët tanë mund të kenë një adresë të besueshme, ku ata mund të konsultohen nga profesionistë dhe të investojnë në vendin e tyre”.

Autore: Agnesa Qorri

The post ‘Pro Real Estate’: Kompania lidere në tregun kosovar të patundshmërive appeared first on Albinfo.