“Problemet e Milanit janë Ibra, Bennacer dhe Calha”


Milani ka hyrë në një krizë dhe po përpiqet të dalë. Muaji janar dhe shkurt nuk ishin fort të mirë për kuqezinjtë e Piolit që vitin e shkuar ishin makinë perfekte…

Mario Sconcerti, i cili foli në TMW Radio, analizoi situatën kuqezi. Gazetari i njohur tha:

“Kur humbet aq shpesh sa Milani ka bërë kohët e fundit, kjo do të thotë se ka probleme. Dhe këto probleme janë lehtësisht të identifikueshme. Mungesa e Bennacer është e rëndë, plus ka një mungesë të pajustifikuar që është Calhanoglu.

Pastaj kemi Ibrahimovic i cili nuk po peshon siç bëri më parë duke pasur parasysh se 10 nga 14 golat që ai shënoi në kampionat, ai i shënoi në 8 ndeshjet e para, dhe 4 në 15 të dyta, ku 2 ishin kundër Cagliari dhe Crotone.

Duhet të kthehemi në një intensitet tjetër edhe për Ibrahimovic. Calhanoglu do të kthehet në formë shpejt, ndërsa për Bennacer problemi është më i gjatë, pa të nuk ka ide.

Tonali? Kur shohim një lojtar që vlen 7, ne menjëherë e vlerësojmë atë si 9. Atëherë duhet të konsiderojmë se ai shkoi në një ekip më të mirë.

Tonali është një lojtar shumë i mirë, por i thjeshtë në mendime. Më duket se është mirë për Fiorentinën. Për Juventusin do të ishte rezervë e Bennacer, pa u habitur ”.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...