Prodhimtaria e grurit në Kosovë do të tejkalojë nevojat për import

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë më ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe zëvendësministrin Imri Demelezi, panë nga afër korrje-shirjet e grurit të fermerit Asman Kryeziu, në Bubavec të Malishevës, përcjell albinfo.ch. Sipas njoftimit për media, thuhet se teksa vlerësoi punën e fermerit, përmes të cilit djerrinat me gurë janë bërë […] The post Prodhimtaria e grurit në Kosovë do të tejkalojë nevojat për import appeared first on Albinfo.

Prodhimtaria e grurit në Kosovë do të tejkalojë nevojat për import

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë më ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe zëvendësministrin Imri Demelezi, panë nga afër korrje-shirjet e grurit të fermerit Asman Kryeziu, në Bubavec të Malishevës, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit për media, thuhet se teksa vlerësoi punën e fermerit, përmes të cilit djerrinat me gurë janë bërë tashmë arë me grurë, kryeministri theksoi se kjo është edhe në funksion të programit që bukën e motmotit ta kemi tonën: “Buka jonë, në sofrën tonë, nga toka jonë”.

Tutje, ai theksoi se buxheti për Ministrinë e Bujqësisë është rreth 100 milionë euro, mbështetje e cila mundëson subvencionime e lehtësira për fermerët.

“Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë është rreth 100 milionë euro, siç edhe kemi premtuar, dhe tash në njërën anë subvencionojmë edhe naftën, edhe plehun, edhe rendimentin me katër cent, këtë të fundit për kilogram, e në anën tjetër, edhe i kemi zvogëluar jashtëzakonisht shumë dokumentet që i nevojiten bujkut tonë për të aplikuar për subvencione”, u shpreh Kurti.

Në përfundim, kryeministri Kurti tha se me prodhimtarinë e shtuar prej 140 mijë deri në 150 mijë tonë grurë, do ta mbulojnë e tejkalojnë importin që e kemi pasur prej 139 mijë tonë grurë në vitin e kaluar, si dhe ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për mbështetjen e bujqve anembanë Kosovës.

The post Prodhimtaria e grurit në Kosovë do të tejkalojë nevojat për import appeared first on Albinfo.