Profesioni amerikan thotë se ndikimi i Turqisë e pengon Kosovën në procesin e anëtarësimit në BE

Kosova ka ngecë në rrugën e saj drejtë integrimit në Bashkimin Evropian.

Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Alon Ben Meir është shprehur se ndikimi i Turqisë në Kosovë mund të bëhet pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian.

Ben-Meir i ka bërë këto deklarata në profilin e tij në Facebook teksa thotë se Erdogani pavarësisht problemeve të tij ekonomike, ai po e ndjekë situatën në Ballkan, sidomos në Bosnje e Kosovë, shkruan lajmi.net.

Ai ka përmendur ministrin e brendshëm të Turqisë, Hulusi Akar i cili deklaroi se Turqia ndanë vlera të përbashkëta me Kosovën, duke theksuar se po i ndjekin zhvillimet në këtë pjesë të Ballkanit.

Ben-Meir ka thënë gjithashtu se Kosova duhet të jetë e vetëdijshme se të qenit pranë regjimit të Erdoganit do të dëmtojë perspektivën e tyre për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Pavarësisht problemeve të tij ekonomike, Erdogan vazhdon të ndjekë zhvillimet në rajonin e Ballkanit, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar tha se Turqia ndanë vlera të përbashkëta me Kosovën, duke theksuar se ne po i ndjekim nga afër zhvillimet në Ballkan, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovën miqësore e vëllazërore. Kosova dhe Bosnja duhet të jenë të vetëdijshme se të qenit pranë regjimit të Erdoganit do të dëmtojë perspektivën e tyre për anëtarësimin në BE.”, ka shkruar Ben Meir.

Vlen të theksohet se Erdogani i konsideron Kosovën dhe Bosnjen si shtete më të afërta për shkak të përkatësisë religjioze dhe jo për shkak se ndajnë vlera të përbashkëta politike.

Lajme me shume...