Projektligji për tërheqjen e Trustit nuk kalon

Shyhrete Behluli shkon në dasëm, frizura e saj merr vëmendjen

S’kalon Projektligji për tërheqjen e Trustit.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar që ta miratojë në lexim të parë Projektligjin për tërheqjen e kursimeve nga Trusti.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili vetë votoi kundër, bëri me dije se pro këtij projektligji kanë votuar 44 deputetë, 57 kundër dhe një ka abstenuar.

Në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë.

Projektligji për tërheqjen e Trustit ishte në rend dite edhe në seancën e djeshme, por pas mbylljes së punimeve shkaku i mungesës së kourumit, kjo pikë u shty për seancën e sotme.

Propozues i kësaj nisme është deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu.