Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovë humbi jetën duke luajtur futboll


Prokurori Krasniqi vdiq duke luajtur futboll.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovë, Enver Krasniqi ka vdekur rreth një orë më parë.

Indeksonline raporton se i ndjeri vdiq derisa po luante futboll.

Lajmin për vdekjen e prokurorit Enver Krasniqi e ka konfirmuar Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, i cili ka thënë se vdekja e tij ishte vdekje natyrale.

Kujtojmë se prokurori Enver Krasniqi ishte duke hetuar rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

Për këtë skandal Prokuroria ka arrestuar Labinot Grudën dhe Kadri Shalën.

Në fund të muajit nëntor, Gjykata e Prishtinës ua ka vazhduar paraburgimin edhe për 30 ditë.

Ministrja Bajrami kishte treguar në ditën që u zbulua se ka ndodhur një skandal me Thesarin e shtetit, se bëhej fjalë për katër transaksione të dyshimta në vlerë prej 2.1 milionë euro, të cilat janë transferuar tek një operator ekonomik.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...