Pronarët e rinj zbulojnë përforcimin e ri të Milanit

Milan merr lajmin  e keq

Investcorp, planifikon të nënshkruajë Sergej Milinkovic Savic si një dhuratë Scudetto për AC Milan.

Mesfushori i Lazios ka një çmim prej 60 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Duhen edhe pak ditë derisa Investcorp të bëhet pronari i ri i klubit të AC Milan. Marrëveshja paraprake duhet të
nënshkruhet javën e ardhshme ndërsa transferimi zyrtar i pronësisë duhet të bëhet menjëherë pas përfundimit të sezonit.

Ardhja e fondit të Bahreinit në krye të klubit do t’i lejojë kuqezinjtë të sjellin emra prestigjioz në San Siro sezonin e ardhshëm.

Milan merr lajmin  e keq

Tuttosport raporton se Sergej Milinkovic Savic mund të jetë dhurata e madhe e Scudetto e Investcorp për AC Milan. Kuqezinjtë janë shumë pranë fitimit të Serisë A një dekadë pas titullit të fundit. Pronarët e rinj duan të prezantohen me një blerje të madhe dhe Milinkovic Savic nuk është një emër i ri në radarin e kuqezinjve.

Në fakt, mesfushori 27-vjeçar serb ishte shumë pranë bashkimit me AC Milan në vitin 2018. AC Milan ishte gati të thyente rekordin e Serisë A duke shpenzuar mbi 100 milionë euro për Milinkovic Savic, por presidenti i Lazios, Claudio Lottito, në fund e refuzoi ofertën për shkak të kohës së kufizuar në dispozicion për të gjetur një zëvendësues./ORAinfo/