Protesta e PSD-së, Policia “rrethon” Qeverinë

I burgosuri në Dyz porositi vrasjen e një oficeri korrektues përmes telefonit

Policia vendoset para objektit të Qeverisë

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës, një orë para se të fillojë protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Policët janë vendosur para objektit të Qeverisë, pasi që organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se para këtij objekti do të mbahen fjalimet kryesore të protestës.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka bërë të ditur dje se protesta do të jetë paqësore.

I burgosuri në Dyz porositi vrasjen e një oficeri korrektues përmes telefonit