Protesta e veteranëve, policia ‘blindon’ Kuvendin dhe Qverinë

Alarm për bomba në disa shkolla në Kosovë

Protesta e veteranëve, forca të shtuara të policisë pozicionohen para Kuvendit

Organizatat e dala nga lufta kanë thirrur protestë gjithëpopullore për ditën e sotme.

Ata kanë kundërshtuar votimin e projektligjit që i përjashton pensionet e veteranëve nga rritja e pagës minimale, derisa kanë paralajmëruar protestë masive.

Alarm për bomba në disa shkolla në Kosovë

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar në Facebook se do të ketë organizim me autobusë në mënyrë që protestës t’i bashkohen veteranët nga i gjithë vendi.

Para nisjes së protestës, forca të shumta të Policisë janë parë të pozicionuar Kuvendit të Kosovës, ku edhe do të mbahet protesta.

Alarm për bomba në disa shkolla në Kosovë

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se janë marrë masat e nevojshme dhe se janë takuar me përfaqësues të OVL të UÇK-së me qëllim të njoftimit rreth organizimit të protestës, vendit dhe kohës së mbajtjes.

Alarm për bomba në disa shkolla në Kosovë