Protesta në Greqi/ Sindikatat kërkojnë të hiqet puna 8-orarëshe dhe të rriten pagat për orët shtesë


Që prej mëngjesit të ditës së sotme, sindikatat në Greqi kanë dalë në protestë duke shtruar disa kërkesa të cilat sipas tyre duhen plotësuar me urgjencë. Me thirrje e panakarta në duar, ata kërkojnë të hiqet puna tetë-orarëshe, të paguhen më shumë për punët jashtë orarit të përcaktuar.

Ata kanë organizuar tubime të ndryshme kryesisht në Athinë, bashkë me Konfederatën e nëpunësve shtetërore ADEDY dhe Sindikatën e punonjësve të sektorit GSEE janë bashkuar kundër projektligjit të ri, të cilin e kanë cilësuar si anti-popullor.

“Projekt-ligji anti-punëtor i qeverisë Mitsotakis legjitimon xhunglën e marrëdhënieve të punës që ekziston në sektorin privat këto vite me 10 orë, 14 orë në ditë apo edhe 4 orë pune, me qëllimin e vetëm të fitimeve shtesë për bizneset. 30 vjet pas shpërthimit të paparë të teknologjisë, e cila ka zëvendësuar mijëra vende pune , në vend që të ulim orët e punës dhe të rrisim pagat, kemi rritje të orëve të punës dhe ulje të pagave”, nënvizon ADEDY në deklaratën e saj.

The post Protesta në Greqi/ Sindikatat kërkojnë të hiqet puna 8-orarëshe dhe të rriten pagat për orët shtesë appeared first on Hapur.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...