​Protesta përfundon me lule për policët

Kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë pasdites kanë përfunduar protestën mbi tetë orëshe në oborrin e Kuvendit të Kosovës, duke shpërndarë lule për zyrtarët policorë që ishin në barrikadë.

Kështu veproi njëri nga veteranët protestues, duke thënë se zyrtarët policor janë të popullit dhe kanë respekt për ata. Ndërkohë, me përfundimin e protestës, policët kanë mbledhur mbeturinat në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një ftesë krerëve të veteranëve për një takim të përbashkët për një zgjidhje të kësaj situate. Veteranët kërkojnë rritjen e pagës së tyre që e marrin si veteranë të luftës së UÇK-së, dhe se rritja e saj të bëhet konform rritjes së rrogës minimale që me vendimin e fundit të Qeverisë u rrit nga 170 në 265 euro. (INA)