Protestohet edhe për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti

Dhjetëra punëtorë të KEK-ut kanë protestuar sot me kërkesën për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Lluminca, tha se gjendja ekonomike në vend është e vështirë, andaj imponohet edhe kërkesa për tërheqjen e kursimeve.

“I lus gjithë deputetët e popullit të votojnë për popullin në këto ditë të vështira”, tha ai.

Pjesëmarrës në këtë protestë ishin edhe zyrtarë të BSPK-së, të cilët kërkuan tërheqjen e Trustit.

Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka iniciuar këtë projektligj, ftoi gjithë deputetët e tjerë të mbështesin këtë nismë.

Seanca plenare e Kuvendit, ku ishte në rend të ditës, Projektligji që mundëson tërheqjen e Trustit është ndërprerë.