PSD kërkon dorëheqjen e ministrit Arben Vitia

Zëdhënësja e PSD-së thotë se Arben Vitia duhej të jep dorëheqje.

Zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuçi ka deklaruar sot se përgjegjësinë më të madhe për rastin e 26 vjecarit nga Gjilani që vdiq dje e ka ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia. Ajo ka deklaruar se Vitia tashmë do të duhej të kishte dhënë dorëheqje.

“Ajo çka i ndodhi djaloshit nga Gjilani teksa ishte nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore është tragjedi dhe për këtë gjë duhet të kërkohet llogari nga të gjithë të cilët ishin të përfshirë në këtë rast. Ngushëllimet e sinqerta shkojnë për familjen që iu desht të përballet me këso tragjedie të tmerrshme në këto momente të pakëndshme izolimi e distancomi”, ka shkruar Kuci në Facebook.

E njëjta ka deklaruar se nuk duhet të jepen vlerësime të hershme dhe të pabazuara për gjendjen mendore të të ndjerit.

“Ndërkohë të mos biejmë pre e vlerësimeve të hershme dhe të pabazuara për gjendjen mendore të tij. Nuk është nxitje e urrejtjes kërkesa për drejtësi por është e drejtë dhe legjitime. Kritika është me vend dhe e domosdosshme sepse përgjegjësia është e madhe. E përgjegjësinë më të madhe në dorë e ka Ministri Vitia i cili do të duhej tashmë të dorëhiqej nga pozita e tij”, ka shkruar ajo.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !