PSD me aksion tek sheshi “Skënderbeu”, në kohën kur Lajçak do t’ia mësyjë Qeverisë

Në kohën kur Lajçak do t’ia mësyjë Qeverisë, PSD me aksion tek sheshi “Skënderbeu”.

Zyra për media e PSD-së së Dardan Molliqajt do të mbaj sot një aktivitet pranë Teatrit Kombëtar tek sheshi “Skënderbeu”.

Siç kanë konfirmuar nga kjo parti, aktiviteti do të mbahet në orën 14:00, kohë kjo që rastis të jetë e njëjtë me atë kur emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, do t’ia mësyjë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

“Sot, me datën 27 qershor (e hënë), duke filluar nga ora 14:00, PSD do të mbajë aktivitet pranë Teatrit Kombëtar, në sheshin “Skënderbeu””, thuhet në njoftimin e PSD-së, raporton Express.

Nga zyra për media e kryeministrisë kanë njoftuar se takimi Kurti-Lajçak do të mbahet në orën 14:30.

Miroslav Lajcak vjen në Kosovë pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për punën e energjisë në veri të Republikës së Kosovës dhe gjithashtu edhe pas një zhgënjimi të madh të kosovarëve me zhvillimet në takimin e fundit të Këshillit Evropian, ku s’u morr kurrfarë vendimi për punën e liberalizimit të vizave.