Home / KOSOVA / Pse dha dorëheqje Haradinaj
Pse dha dorëheqje Haradinaj

Pse dha dorëheqje Haradinaj

Pse dha dorëheqje Haradinaj

Zeka ka komentuar dorëheqjen e Ramush Haradinaj.

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka vlerësuar se arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës nuk ka qenë ftesa për të nga Gjykata Speciale.

Sipas Zekës, Haradinaj ka vendosur të lërë postin e tij, pas fjalëve që partneri i koalicionit, Kadri Veseli, i ka bërë për Haradinajn dhe raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Veseli kishte deklaruar se Haradinaj po komunikonte me amerikanët sikur me serbët.

“Gjë s’ka të bëjë dorëheqja e Haradinajt me Gjykatën Speciale”, ka thënë Zeka
“Absolutisht jo”, ka theksuar ai.

“Nëse do të ishte ngritur aktakuzë ndaj tij, do të kishte qenë e arsyeshme”, ka thënë Zeka, duke folur për dorëheqjen e Haradinajt.

Ai ka bërë të ditur se ka qenë në dijeni se Ramush Haradinaj do të ftohej nga Gjykata Speciale. Zeka ka thënë se ky institucion i drejtësisë do ta ftojë edhe vëllain e kryeministrit në largim, Daut Haradinaj.

“Për hir të bacës Hilmi, nuk e kam bërë publik faktin që edhe Ramushi, edhe Dauti kanë me qenë të ftuar”, ka deklaruar Zeka, duke iu referuar babait të ndjerë të Haradinajve.

Pse dha dorëheqje Haradinaj

FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com August 15, 2019 9:04 am ne link https://kosovatoday.com/?p=459960
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Pse dha dorëheqje Haradinaj Pse dha dorëheqje HaradinajRating: 4.8