Pse mërgimtarët nuk mund ta tërheqin 10 përqindëshin nga trusti?

Rregullat ua pamundësojnë mërgimtarëve tërheqjen e 10%-shit nga Trusti Pensional.

Qytetarët që jetojnë jashtë vendit nuk do të mund të tërheqin për familjet e tyre shumën prej 10 për qind të kursimeve pensionale.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike që lejon tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale nga Trusti, shkruan lajmi.net.

Ky ligj ua ka mohuar qytetarëve që janë jashtë Kosovës që të tërheqin dhe ata pjesën e kursimeve deri në 10 për qind.

Qytetarët që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës kanë kërkuar vazhdimisht që të marrin kursimet e tyre në Trust. Por, ky institucion nuk e ka të rregulluar me ligj këtë gjë, andaj me miratimin e ligjit ata shpresonin që do të mund të tërheqin të paktën 10 për qind të shumës.

“Aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër)”, ka njoftuar Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës.

Po ashtu, shumë kosovarë që kanë dalë që disa vite nga shteti, e që më herët kishin punuar në Kosovë, nuk do të mund t’i tërheqin mjetet, pasi që llogaritë e tyre bankare s’janë më aktive, dhe për ta hapur një të re, atyre u duhet të jenë fizikisht kur të aplikojnë.

A.Berisha nga lagja Ulpiana e Prishtinës mbi dhjetë vite ka punuar në një kompani private në Kosovë ku ka pasur të ardhura të mira. Kontributet që i pagoi në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) kapin vlerën mbi 15 mijë euro. Ai thotë se edhe më herët kishte qenë në Trust për të tërhequr mjetet, pro i kishin thënë se nuk ka një ligj të miratuar për këtë punë.

“Është e pa drejtë që të na mohohet e drejta që të paktën të tërheqim paratë për familjarët tanë. Më herët kam qenë në Trust për të tërhequr të gjitha paratë, pasi kamë hequr dorë nga nënshtetësia. Më kanë thënë se nuk mundesh me i tërheq pasi kjo punë nuk është e rregulluar me ligj”, tregoi ai për lajmi.net.

Edhe Gëzimi, një qytetar nga Fushë Kosova, por i cili nuk ka hequr dorë nga nënshtetësia, ndihet i indinjuar më këtë veprim të qeverisë, që nuk ua ka mundësuar edhe atyre të tërheqin mjetet.

“Do të vi në Kosovë për festat e fund vitit, ndoshta atëherë e hap një llogari në Kosovë, sepse llogarinë e fundit e kamë pas hapur para rreth 7 viteve. Është e pa drejtë që nuk na është mundësuar edhe me llogari bankare tonat jashtë Kosove. Ato s’janë llogari fiktive, sikurse nuk janë fiktive as paratë e grumbulluara”, thotë ai.

Në Trust nuk kanë shifra se sa është vlera monetare për llogarit jo aktive e që llogaritët të jenë shumica e personave jashtë Kosovës.

“Në vlerë monetare nuk e kemi nxjerr, por ndërsa llogari të papensionuara janë rreth 639 mijë llogari aktive janë rreth 350 mijë. Diferenca i bie të jenë llogari joaktive në periudhën shtator 2020. Këto shifra ndryshojnë çdo muaj”, kishte thënë para dy muajve zëdhënësi i Trust për lajmi.net.

Menjëherë pasi ligji të hyjë në fuqi, Trusti do ta bëjë të ditur uebfaqen ku do të mund të aplikohet për 10%-shin si dhe do të japim detajet për aplikim.

E përsërisim këtu që të gjithë kontribuuesit e interesuar ta kenë parasysh që:

1) Aplikimi për tërheqjen e 10%-shit do të bëhet vetëm përmes internetit (do të jetë një uebfaqe e veçantë, që do ta bëjmë publike sapo të hyjë ligji në fuqi) dhe jo fizikisht në zyrën e Trustit.

2) Aplikimi për tërheqje mund të bëhet nga çdo kontribuues që ka mjete në Trust.

3) Aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër).

4) Aplikimi me llogari bankare jashtë Kosovës nuk mund të bëhet.

5) Aplikimi me llogari bankare të biznesit nuk mund të bëhet.

Më kërkesë të PDK-së, qeveria e Kosovës ka vendosur që pas dy viteve të rimbursojë mjetet e atyre që kanë në Trust ndër 10 mijë euro.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !