Publikohen mesazhet zyrtare, komunikimi mes institucioneve për rastin e Agon Musliut

Vdes anëtari i grupit të njohur muzikor nga koronavirusi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën në Qendrën Studentore në Prishtinë, ku një 26 vjeçar nga Gjilani i ka dhënë fund jetës së tij.

26-vjeçari Agon Musliu ka gjetur vdekjen duke u hedhur nga kati i katërt i karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, pasi ishte kthyer nga Gjermania.

Nga prindi i tij u ishte bërë kërkesë institucioneve për mosmbajtje në karantinë, pasi djali kishte probleme shëndetësore.

Babai i Agonit, Naimi në një intervistë në media tha se kishte edhe dokumente se djali i tij nuk ishte mirë me shëndet, dhe të njëjtat ua kishte paraqitur edhe institucioneve. Ai tha se Agoni kishte problem me veshkë, e edhe stres.

Sipas dokumentacionit ditë më parë babai i Agon Musliut, Naimi, kishte kërkuar nga Komuna e Gjilanit për të ndihmuar në kthimin e djalit të tij, Agonit nga Gjermania, pasi sipas Naimit, djali i tij vuante nga një sëmundje në mëlçi.

Vdes anëtari i grupit të njohur muzikor nga koronavirusi

Këtë kërkesë Komuna e kishte adresuar në ambasadën e Kosovës në Gjermani, ku edhe në listë është shënuar se Agoni ishte i sëmurë dhe kishte vërtetim.

Ndërkohë Ministria Shëndetësisë ka mohuar se 26-vjeçari që vdiq të dielën në Qendrën e Studentëve, ka prezantuar ndonjë raport se vuan nga ndonjë sëmundje me rastin e kthimit nga Gjermania në Kosovë.

Në një intervistë të dhënë mbrëmë, Rexhep Selimi nga VV tha se letra për problemet e të riut me shëndet mendor erdhën shumë vonë në adresën e ministrisë.

‘’Problemet për shëndetin e tij mendor kanë ardhur shumë vonë në qendrën operative emergjente në Prishtinë.’’

‘’Në ora 17:03 minuta ka ardhur e-maili për problemet mendore që i kishte personi. Ishte shumë vonë. Në ora 17:30 kishte ndodhur rasti’’

‘’Duhet të hetohet rasti në tërësi. Politika dhe politizimi nuk duhet të ndodhin para hetimit. Po e ngarkojnë opinionin me informacione të rreme të panevojshme. Duket se ata që dështuan të realizojnë planet politkke duke shfrytëzuar pandeminë, po përpiqen të përfitojnë me familjen e respektuar nga Livoqi i Gjilanit dhe të shtojnë dhimbjen’’, shton ai.

Gjatë ditës, babai i të ndjerit fajësoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat në detyrë Arben Vitia e Xhelal Sveçla për humbjen e të birit.

Prokuroria ka njoftuar se ka nisur hetimet për këtë ngjarje tragjike.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !