Punë e kryer, Ronaldo do ta vesh këtë fanellë sezonin e ardhshëm

Bernardo Silva – Barcelona, lajm fundit nga Spanja

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të largohet nga ‘Old Trafford’.

Ronaldo ka kontratë me United deri në sezonin e ardhshëm dhe nuk mendon të largohet më herët nga skuadra angleze.

37-vjeçari është lidhur me një largim nga “Old Trafford”, me disa raporte që pretendojnë se ai mund të bëjë një rikthim te Real Madridi.

Bernardo Silva – Barcelona, lajm fundit nga Spanja

Megjithatë, “The Sun” raporton se Ronaldo ka informuar skuadrën se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi dhe do të qëndrojë edhe për sezonin 2022-2023.

Raporti shton se Ronaldo ka mbetur i zhgënjyer me performancën e klubit këtë sezon, por ai nuk dëshiron të largohet nga klubi dhe është i motivuar nga sfida për t’i rikthyer ata në Ligën e Kampionëve.

Portugezi u kthye te United nga Juventusi verën e kaluar dhe ai ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në qershorin e vitit 2023.

në 39 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me gjigantin anglez ai ka shënuar 24 gola dhe dhuruar tri asistime.