Putin ‘futet’ në Kosovë, dy shoferët serbë alarmojnë autoritetet (FOTO)

Lajm i fundit/ Gjykata pezullon dekretin e Presidentit deri më 29 maj, nesër nuk votohet Qeveria

Lajm i fundit/ Gjykata pezullon dekretin e Presidentit deri më 29 maj, nesër nuk votohet QeveriaDy shoferë të automjeteve me targa të Serbisë të cilët janë vërejtur duke ecur nëpër rrugët e Pejës, me fotografi të presidentit rus Vladimir Putin dhe shkrimtarit nacionalist serb Vuk Karaxhic janë shoqëruar nga Policia e Kosovës e janë marrë në pyetje.

Shoferët e dy kamionëve që kanë bërë këtë veprim janë serbë etnikë. Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës ka bërë me dije lajmin për Telegrafin.

Pasdite policia ka ndaluar dy kamione, në njërën ka qenë e vendosur fotografia e presidentit rus, Vladimir Putin, ndërsa në tjetrën një fotografi e Vuk Karaxhic. Të dy shoferët janë shoqëruar në stacionin policor në Pejë ku edhe janë duke u intervistuar. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Kamionët janë me targa të Novi Sadit”, tha Gashi.

Qytetarët thanë se gjesti është provokim, prandaj disa prej tyre edhe kanë mbuluar fytyrën e Putinit e Karaxhicit.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !