Putini mund të sulmojë Sllovakinë, paralajmëron kryeministri i saj

Kryeministri i Sllovakisë ka paralajmëruar se vendi i tij mund të jetë vendi i radhës nëse Rusia pushton me sukses Ukrainën.

Gjatë një interviste për ‘Sky News’ në Davos, Eduard Heger tha se Putini nuk do ta ndalojë luftën.

“Ukraina është fqinji ynë dhe ne jemi plotësisht me ta që ta fitojnë luftën dhe të ruajnë demokracinë dhe sovranitetin e tyre”, tha Heger.

Sipas tij, si vend fqinj nëse Ukraina do t’i dorëzohet Rusisë, atëherë vendi i tij është i rrezikuar.

“Ne jemi të radhës. Nëse dështojnë, ne e imë që Rusia do të vazhdojë më tej dhe është shumë e rëndësishme që kjo të kuptohet nga BE”, deklaroi kryeministri sllovak.