Qarkullimi i makinave, kufijtë, plazhet…/ Rama: Ja kur hapet komplet Shqipëria

Kryeministri Edi Rama thotë se kjo është java e fundit e kufizimeve në kuadër të masave kundër koronavirusit dhe më 1 qershor Shqipëria do hapet komplet. Rama bëri me dije se nga java e ardhshme nuk do ketë më zona të kuqe dhe të gjelbra.

“Më 1 qershor hapim kopshtet dhe çerdhet, kufijte tokësore dhe qarkullimin e makinave në të gjithë vendin. Do hapim edhe plazhet, por nuk do lejojmë subjekte private të vendosin çadra, përveç hoteleve. Kjo është java e fundit e ndalimeve dhe kufizimeve. Kjo do jetë java e fundit e zonave me ngjyra e kjo fundjavë do jetë e fundit me ndalim kalimi përtej kufirit të çdo zone të kuqe. Detajet të premten.”, tha kreu i qeverisë.

Rama njoftoi se të pezulluara do të mbeten transporti publik, dasmat dhe ceremonitë mortore me shumë njerëz.

“Kjo është java e fundit e masave të mbetura kufizuese, me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive që do jenë pa spektatorë, dasmave dhe funeraleve pa grumbullime, transporti publik ku do rrijë mbyllur dhe pak, plazhet ku do kemi disa masa kufizuese, gjithçka tjetër do jetë hapur si më parë”, deklaroi Rama në një lidhje live në Facebook.

Rama iu përgjigj edhe atyre që e akuzojnë se merr vendime në Facebook.

“Dua t’u përgjigjem atyre që thonë se kompetencat i mori facebooku im shtetit. Asgjë që kam postuar në facebook nuk ka qenë e papublikuar më parë në dokumentet e shtetit. Faqja ime ka përshpejtuar përhapjen e informacionit.”, deklaroi Rama.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !