Që nga transferimi i tij në Angli, Granit Xhaka “rekordmen” i kartonave të kuq

Xhaka “rekordmen” i kartonave të kuq që nga transferimi i tij në Angli.

Arsenali arriti të nxjerrë një barazim të vlefshëm në Anfield pasi ishte me një futbollist më pak në fushë që nga minuta e 24-të.

Granit Xhaka u ndëshkua me karton direkt të kuq në minutën e 24-të të ndeshjes pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Diogo Jotas, duke e lënë skuadrën me një futbollist më pak për plot 71 minuta.
Liverpooli nuk arriti ta shfrytëzojë këtë duke mos e prekur rrjetën e kundërshtarit përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për ta kërkuar epërsinë.

Xhaka me kartonin e kuq ka regjistruar një rekord të zi të tij që nga ardhja e tij në Angli.

Që nga sezoni i tij debutues me Arsenalin në 2016-17, asnjë lojtar i Premierligës nuk është përjashtuar më shumë herë në të gjitha garat sesa Granit Xhaka (5), raporton ‘Opta’.
Zvicërani është ndëshkuar plot tre herë që nga fillimi i sezonit të kaluar, raporton ‘Squawkaw në një statistikë tjetër.

Arsenali do ta ketë ndeshjen kthyese ndaj Liverpoolit të enjten e ardhshme, aty ku do të përcaktohet skuadra e cila do t’i bashkohet Chelseas në finalen e Kupës Carabao.

Lajme me shume...