Qeveria e Kosovës shpall 11 korrikun ditë Përkujtimi për Gjenocidin në Srebrenicë

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar këtë veprim si fisnik dhe të duhur për të siguruar që gjenocidi të mos harrohet dhe të mos përsëritet The post Qeveria e Kosovës shpall 11 korrikun ditë Përkujtimi për Gjenocidin në Srebrenicë appeared first on Albinfo.

Qeveria e Kosovës shpall 11 korrikun ditë Përkujtimi për Gjenocidin në Srebrenicë

11 korriku është shpallur Ditë Përkujtimore për Gjenocidin në Srebrenicë nga Qeveria e Kosovës. Në nderim të viktimave të kësaj ngjarjeje, anëtarët e kabinetit qeveritar mbajtën një minutë heshtje, përcjell albinfo.ch.

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e këtij veprimi, duke e quajtur atë një akt fisnik dhe të duhur për të siguruar që gjenocidi të mos harrohet dhe të mos përsëritet askund në botë.

“Po i bashkohemi memoralizimit bazuar në rezolutën që kemi miratuar në Kuvend që dënon gjenocidin në Srebrenicë, në vijim të rezolutës në Parlamentin Evropian dhe rezolutës së miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së gjatë majit të këtij viti. Është veprim fisnik e i duhur në emër të Kosovës e të dëshirës sonë për drejtësi e paqe. Që të mos harrohet e të mos përsëritet gjenocidi as në Srebrenicë, as në Kosovë, as në rajonin tonë e askund në botë”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se më 23 maj të këtij viit Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

 

 

The post Qeveria e Kosovës shpall 11 korrikun ditë Përkujtimi për Gjenocidin në Srebrenicë appeared first on Albinfo.