Qeveria merr vendim për rregullimin e çmimit maksimal të naftës

Qeveria ka votuar udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimit të karburanteve, përcjell albinfo.ch.

Kryeministri Kurti, ka thënë se ky udhëzim ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës.

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se ministria që e drejton ka propozuar që të vendoset menjëherë çmimi maksimal i lejuar në derivate.

“Udhëzimi Administrativë bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori dhe konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg. Në bazë të dhënave që posedojmë kemi evidentuar që ka mospërshtatje të çmimeve vendore me tregjet në berzat ndërkombëtare. Me këtë udhëzim Ministria propozon të vendoset menjëherë çmimi maksimal i lejuar në derivate”, tha ajo.

The post Qeveria merr vendim për rregullimin e çmimit maksimal të naftës appeared first on Albinfo.