QSUT vatër infeksioni për COVID, Bardhi: A do të zbatohet Kodi Penal ndaj Manastirliut?

Shtimi i rasteve të të prekurve me koroanvirus, brenda ambienteve të QSUT-së, si rezultat i infektimit të një infermiere ka rritur frikën te mjekët dhe personeli shëndetësor.

Prej dy ditësh rezulton se ka mbi 20 personel mjekësor të prekur dhe se për PD-në kjo përbën një alar pasi spitalet po kthehen në vatra infeksioni.

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia në një reagim në Facebook e cilëson si përgjegjëse qeverinë dhe konkretisht ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për këtë situatë alarmante. Madje ai shtron pyetjen se a duhet të veprojë Kodi Penal ndaj ministres.

Postimi i plotë në Facebook

23 të infektuar të rinj sot dhe ajo që nuk thuhet është se një vatër infeksioni po zgjerohet në Tiranë, ajo e institucioneve shëndetësore publike. Pas QSUT, janë 2 mjekë që rezultojnë të prekur me Covid në Qendrën Shëndetësore nr.9, të infektuar nga pacientët. Kjo tregon se sa i pambrojtur është personeli shëndetësor në vend, e sa të rrezikuar janë pacientët, që mund të infektohen nga vetë mjekë të prekur nga Covid!!!

Kjo të paktën sipas shifrave që publikon qeveria! Dhe fajin nuk e kanë qytetarët, por e vetmja përgjegjëse është vetë qeveria. Pas rasteve të fundit në QSUT e tani edhe në Qendrën Shëndetësore nr.9, dukshëm qeveria që ka miratuar masa drastike deri në burgosje për shkelësit e rregullave të distancimit social, nuk e ka carë kokën për to në institucionet publike të kujdesit shëndetësor!!!

Pra rregullat dhe burgu për qytetarët, por jo për vetë ministrinë e shëndetësisë të parën, e cila qëllimshëm apo nga injoranca ka neglizhuar vetë zbatimin e rregullave!

Zonja ministre, cfarë je duke bërë ? Si mund të shndërrohen në vatra infeksioni spitalet apo qendrat shëndetësore ? Si mund të mos zbatosh vetë rregullat, që i vendos për të tjerët ?

A nuk i detyron edhe dentistët që të investojnë për të patur supermbrojtje në punën me pacientin(dhe mirë bën), por pse dreqin nuk e bën vetë në institucionet publike ? Sipas ndryshimeve që vetë ke propozuar në kodin penal, je përgjegjëse për përhapjen e virusit, minimumi për neglizhencë kriminale!

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !