Qytetarët e filmuan/ Një polic amerikan torturon një burrë, gjen vdekjes pas disa minutash (VIDEO)

Policia në Mineapolis të SHBA-ve ka përdorur gaz lotsjellës gjatë përleshjes me qindra qytetarë të zemëruar, që protestuan për shkak të vdekjes së një afro-amerikani të identifikuar si George Floyd i cili ndërroi jetë gjatë arrestimit.

Qytetarët janë mbledhur në rrugën ku Floyd ka ndërruar jetë duke bërtitur: “Nuk po mund të marrë frymë” si dhe “i kam ngritur duart, mos më qëllo”, transmeton Telegrafi.

Tubimi i qytetarëve i ka paraprirë kumtesa se katër policë janë të përfshirë në arrestimin e George Flyodit, i cili ndërroi jetë derisa policia po e arrestonin, e këta zyrtarë policorë janë shkarkuar nga detyra.

Ky rast ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, pasi që dëshmitarët okularë kanë filmuar ngjarjen dhe e kanë publikuar në rrjetet sociale, ku shihet ndërhyrja e policisë, e në veçanti e njërit që e kishte vendosur gjurin mbi qafën e tij, derisa viktima e paralajmëronte vazhdimisht se nuk po mund të merrte frymë.

Njëri nga dëshmitarët e tragjedisë ka thënë se policët kishin tentuar ta fusin në pjesën e pasme të veturës së policisë. Ai pranoi se si viktima vazhdimisht u thoshte se është klaustrofobik.

Madje sipas këtij dëshmitari, viktima që në ato momente po qëndronte i shtrirë me fytyrë në asfalt dhe polici po ia mbante gjurin në qafë, kishte thirrur emrin e të ëmës dhe më pas kishte vdekur.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet polici i paidentifikuar i cili kënaqej derisa viktima e luste: “Të lutem, të lutem, nuk po mund të marrë frymë. Të lutem o burrë”.

Viktima është identifikuar si George Floyd, fakt ky të cilin e ka konfirmuar Ben Kramp, avokati i angazhuar nga zyra për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që ka pranuar të përfaqësojë familjen e Floyd në procesin gjyqësor.

Vdekjen e tij po e heton edhe FBI si dhe autoritetet lokale, në anën tjetër kryetari i Mineapolisit i ka kërkuar falje komunitetit afrikano-amerikan në Mineapolis.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !