Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë do të kalojnë kufirin pa pengesa

Nga 1 qershori deri më 30 shtator të gjithë qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria do të kalojnë në kufijtë e dy vendeve pa pengesa, përcjell albinfo.ch.

Sot kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së përbashkët e të dy qeverive.

“Prej 1 qershorit deri më 30 shtator, për çdo fundjavë, në kufijtë tonë, qytetarët do të kalojnë pa qenë nevoja të kontrollohen”, tha ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Ndërsa, ministri Xhelal Sveçla tha se Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

“Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, edhe në luftimin e veprimeve ilegale. Sot do të nënshkruajmë marrëveshjen që deri në fund të shtatorit do të ketë kalim të lehtë të kufirit”, tha Sveçla.

The post Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë do të kalojnë kufirin pa pengesa appeared first on Albinfo.