Qytetarët e Kosovës kundër festimit të 9 Majit

Slatkar i kërkon falje Alioskit në shqip nga mesi Beogradit! (VIDEO/FOTO)

Kosova pushon për 9 maj, ditën e Evropës.

Ata thonë se është e pakuptimtë kur shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e shënojnë këtë ditë, ndërsa tek ne është festë zyrtare.

“Këta vetë nuk e festojnë, Evropa nuk e feston e ku ku po bëhemi ne më të mençur, më shumë po na shkon koha nëpër pushime, sesa që po punojmë.

S’jam kundër me pas ekonominë e zhvilluar, sikur rinia të jetë e punësuar, por ne po shkojmë veç poshtë”, thotë një qytetar.

Ndërkohë, një tjetër tregon se ka qenë në Francë dhe Gjermani, e ata nuk e festojnë. “Sepse kanë të tjera punë më të mençura. E kam quajtur idiotizëm edhe nëse e kemi parasysh një vend si ne që Evropa na ka izoluar, as liberalizim të vizave nuk kemi, e ne festojmë një diçka që as ata vet nuk e festojnë. Me të vërtet s’ka asnjë arsye ashtu sikur edhe kur nuk ka arsye kur festa bie të dielën edhe ne e festojmë të hënën ose të martën, ne kemi nevojë të punojmë shumë më shumë se popujt e tjerë në Evropë sepse nuk e kemi luksin të kemi kaq shumë festa”, tha ky qytetar për RTK.

“Jetoj në Austri dhe atje nuk e festojnë, as nuk e din se çka është, por edhe me ditë nuk e festojnë sepse kanë tjera prioritete merren me tjera gjëra”, thotë ky qytetar. Sipas tij, 9 maji as që përmendet në Austri dhe nuk e di askush se çfarë është. Ditën e Evropës, 9 majin, Kosova e ka të vendosur në kalendarin e festave zyrtare.