Qytetari nga Malisheva i vë flakën një veturë në parking, e pranon se e bëri me qëllim

Ministrja Gërvalla e përmbyll vizitën e saj të parë në Izrael me disa takime, MPJ jep detaje

Një qytetar nga komuna e Malishevës i ka vënë flakën qëllimisht një veture.

Gjatë intervistimit nga policia, i njëjti e ka pranuar se këtë veprim e ka bërë qëllimisht.

Mirëpo, familjarët e personit në fjalë kanë bërë të ditur se ai ka probleme psiqike.

Njoftimi i policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ia kishte dhënë flakën një veture me targa vendore e cila kishte qenë e parkuar në parking. Gjatë intervistimit, i dyshuari kishte pohuar se qëllimisht ia kishte dhënë flakën veturës së lartcekur.

Është mësuar nga familjarët e të dyshuarit se i njëjti ka probleme psiqike dhe për këtë e kanë vërtetuar me raporte mjekësore. Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.