Rama ironi me gazetarët: Jam më shumë se pro-serb, jam vëllai i Vuçiçit

Ahmetgjekaj sot u zgjodh zyrtarisht drejtor gjeneral i RTK-së

“Për të ardhur te proserbizmi im, unë jam më shumë se kaq. Unë jam vëllai i Vuçiçit, ju e dini këtë dhe e keni bërë status timin që unë jam vëllai i tij, por përtej kësaj dua të them që këndvështrimi im është se ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar, aq më tepër në kontekstin sot”, ka theksuar kryeministri shqiptar, Edi Rama i pyetur rreth afërsisë me kryeministrin serb, Vuçiq.

Ai shtoi se duhet të bëjnë çmos që të rriten të gjitha mundësitë që e integrojnë këtë pjesë të Evropës, në një nivel tjetër ndërveprimi ekonomik dhe shoqëror.

“Unë nuk hyj në çështjen e administrimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është çështje ekskluzive e dy vendeve. Ashtu sikundër unë nuk besoj në asnjë sekondë që qasja jonë e ndryshme ndaj Serbisë dëmton qasjen apo qëllimin përfundimtar”, ka theksuar Rama në Prishtinë.(INA)