Rama pas vizitës te prindërit e Thaçit, merr dhuratë flamurin kuq e zi

Glauk Konjufca takon Thaçin dhe Veselin në Hagë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë pasdite ka vizituar prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama ka qëndruar për rreth 20 minuta, së bashku me katër ministra të tij, derisa është pritur nga shumë anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, si Vlora Çitaku, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, dhe nënkryetari Sami Lushtaku.

I pari i Shqipërisë nga kjo vizitë nuk doli duarthatë, pasi mori si dhuratë nga ana e familjes së Thaçit, flamurin kombëtar kuq e zi.