Rama Sveçlës: Çka janë këto lehtësira?

Vërmicë – Merdarë, pika kufitare e hapur në verë, fundjavave dhe festave shtetërore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ironizuar për marrëveshjen mes dy qeverive për lehtësirat në kalimet kufitare.

Ai ka pasur disa pyetje për ministrin Sveçla.

“Kjo fjalia do të kemi disa lehtësira, më fut ankthin. Mund ta dijmë si do të kalohet kufiri në korrik e gusht. Çka janë këtu disa lehtësira. Se këtu bëhet fjalë e kur shkon njeriu për plazh të mos ndalojë”, tha Rama.

“Nëse mundem. Herës së fundit kur isha në Shqipëri, polici kufitar në Vërmicë më uroi udhë të mbarë”, u përgjigj Sveçla.

“A mund t’ia kurseni edhe këtë urim qytetarëve. Të kenë ndalime të rastësishme për çdo 500 makina”, reago sërish Edi Rama.