Ramush Haradinaj pro mbajtjes së dasmave

Ministrja Haradinaj ia bëri sot sot një kërkesë Mbretërisë së BashkuarRamush Haradinaj: Dasmat duhet të mbahen.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dale kundër qeverisë Hoti pjesë e së cilës është edhe partia e tij sa i përket mbajtjes së dasmave.

Haradinaj ka deklaruar se është për mbajtjes së dasmave në Kosovë, dhe këtë e arsyetoi me shkuarjen e kosovarëve në plazhet e Shqipërisë ku tha se ata janë të “ngjitur me njëri-tjetrin”.

“Jam për me u mbajt dasmat, p.sh shkoj në Shqipëri, isha në Vlorë krejt i ki të Kosovës, në Durrës i ki të Kosovës, janë në plazh njerëzit si në ditë të pazarit. Pse mos mi mbajt na dasmat, p.sh në një distancë, nëse është e paraparë 1 metër e gjysmë distanca, nëse ka dezinfektues. Kemi mujt me shku pak më përpara, p.sh mi thënë pronarit të sallës së dasmave i ki këto kushte për mbajtje të dasmave”, ka deklaruar Haradinaj në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.

Ai poashtu ka thënë se është pro hapjes së shkollave nga 1 shtatori.

Ky lajm eshte mare nga portali ORAINFO nese cenon privatesine e dikujt na shkurani ne facebook dhe e fshijme. Nuk mbajme pergjithesine e lajmeve te postuara ngaqe ne nuk i shkruajme i marrim nga portaleve tjere.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !