Reagimi i Simeones pas humbjes tronditëse kundër Milanit

Një vit nga vdekja e Maradonës

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, beson se skuadra e tij mund të kalojë në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve, pavarësisht humbjes ndaj Milanit.

Zëvendësuesi Junior Messias e vendosi ndeshjen në Wanda Metropolitani të martën, duke e shënuar me kokë golin e triumfit pas një harkimi nga Franck Kessie, raporton Express.

Kjo fitore, e cila ishte e para, e mban Milanin në garë për të kaluar në mesin e 16 më të mirëve.

Si pasojë e humbjes, Atletico Madridi tani është i fundit në Grupin B, me 4 pikë, aq sa ka edhe Milani në vendin e parafundit.

Liverpooli e ka fituar grupin tashmë pasi i ka grumbulluar 15 pikë, pra maksimumin nga pesë ndeshje, ndërsa Porto është e dyta me 5 pikë.

Simeone tha pas ndeshjes se ekipi i tij nuk luajti dobët, pavarësisht humbjes në shtëpi.

“Nuk pajtohem se ishte paraqitje e dobët. Nuk kam pse të jem i zhgënjyer me ekipin”, tha Simeone.

Nëse Milani e mposht Liverpoolin në ndeshjen e fundit, atëherë Atletico rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve.

“Jemi përballur me gara më të vështira, prandaj vazhdoj të jem optimist dhe të besoj. Ne ende e kemi çdo mundësi për t’u kualifikuar. Kushdo që e meriton do të kalojë tutje”, shtoi ai.

Atletico do të përballet me Porton në ndeshjen e fundit në grup më 7 dhjetor.

Lajme me shume...