Reagon Çitaku: Gazi lotsjellës na e humbi trenin për liberalizim të vizave në vitin 2016

Kosova ende është në pritje të liberalizimit të vizave.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, e cila u tematizua sot pas pjesëmarrjes së Presidentes Osmani në Samitin e BE-së në Bruksel, ku edhe u tha se do të diskutohej liberalizimi i vizave për Kosovën, anipse një gjë e tillë nuk ndodhi.

Çitaku nuk ka dashur të justfikojë qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, mirëpo përmendi pakon me Ukrainën dhe Gjeorgjinë në vitin 2016, pjesë e të cilës ishte edhe Kosova, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Ajo tha se, me këtë rast, Kosova e ka humbur trenin për liberalizim të vizave.

“Pa dashur ta arsyetoj për asnjë moment qasjen fund e krye të pajustifikueshme të Bashkimit Evropian karrshi Kosovës dhe liberalizimit të vizave, një mësim shpresoj ta kenë marrë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës; retorika boshe dhe populliste të cilës i kanë prirë me vite, gazi lotësjellës e molotovët na e humbën trenin për liberalizim të vizave vitin 2016, atëhere kur ishim në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë”, shkroi ajo në Facebook.