Reali merr vendimin final për të ardhmën e Luka Joviçit

Transferimi i Haaland të Manchester City, e ‘përjashton’ nga ekipi sulmuesin e njohur

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Jovicit

Real Madridi raportohet se ka vendosur për shitjen e Luka Jovicit në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi serb nuk ka arritur që të dëshmohet te skuadra spanjolle, që nga transferimi i tij në vitin 2019.

Sipas “Mundo Deportivo”, Jovic tani po konsiderohet si i tepërt te Real Madridi.

Transferimi i Haaland të Manchester City, e ‘përjashton’ nga ekipi sulmuesin e njohur

Kësisoj, “Los Blancos” kanë vendosur për shitjen e tij në afatin kalimtar të verës, por klubi është në dijeni se nuk mund të nxjerrë 63 milionë eurot e shpenzuara për blerjen e tij.

Evertoni, Milani dhe Interi raportohet se janë klubet e interesuara për shërbimet e 24-vjeçarit.