Rebelohen deputetët britanikë: Jo karantinë për udhëtarët!

Dhjetëra deputetë në Britani, përfshirë dhe shtatë ish ministra konservatorë, janë rebeluar kundër planeve të qeverisë së tyre për të vendosur 14 ditë në karantinë të gjithë personat që vijnë nga jashtë.

Regjimi i ri kufitar i cili nis nga 8 qershori do të kërkojë që të gjithë të ardhurit të izolohen për 14 ditë. Kundër tij kanë reaguar tashmë me ashpërsi nga sektorët e aviacionit dhe turizmit.Por tani, në një revoltë të konsiderueshme, janë bërë bashkë dhe një grup ndër-partiak prej 40 deputetësh – përfshirë ish sekretarin e transportit Chris Grayling dhe gjashtë ministra të tjerë ish-konservatorë- te cilet bëjne thirrje për veprime urgjente lidhur me rishikimin e këtij plani.

Mbrëmjen e së mërkurës, kryeministri konservator Boris Johnson tha se “urat ajrore”, të cilat mund të lejojnë udhëtimin pa karantinë në destinacionet e njohura të pushimeve si Spanja, Portugalia dhe Greqia mund të vendosen që në 29 qershor – fundi i periudhës së parë të rishikimit të karantinës tre-javore – në një veprim i cili mund të lejojë pushimet verore jashtë vendit.

Ai tha se shpreson që masat mund të relaksohen nga fundi I muajit të ardhshëm. Grupi i deputetëvë kërkon “ hapjen e plotë të udhëtimit” që tani. Sekretarja e brendshme Priti Patel argumentoi më herët se karantina 14 ditore për të ardhurit ishte jetike që të parandalonte hyrjen sërish të virusit, por kritikët pyesin përse nuk u morën masa të tilla në shkurt e mars, kur ai po vinte nga Kina, Italia e Spanja.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !