Reciprociteti, Ahmeti: Asnjëherë nuk do të ketë aprovim nga ndërkombëtarët për thyerje të status quos

Rita Ora shprehet krenare që është lindur në Prishtinë

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se qeveria me vendimet për masat e reciprocitet ndaj Serbisë për letërnjoftimet dhe targat është thyerje e status quos.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se asnjëherë nuk do të ketë aprovim të faktorëve ndërkombëtarë kur shkelet status quo.

“Pa komentuar efektin e vendimit të qeverisë për dokumentet dhe tabelat, është interesante që pyetja e vetme e opozitës është se a ka pasur koordinim me faktorin ndërkombëtar. Çka është koordinimi? Kërkim leje? Aprovim? Informim?”.

“Një gjë është e qartë, asnjëherë nuk do të ketë aprovim nga “faktori” ndërkombëtar për thyerje të “status quo”s. Prandaj nuk mund të ketë koordinim. Se a i ka vlerësuar qeveria mirë reagimet, pasojat dhe koston është pyetje krejt tjetër. Vlerësimi i tyre dhe marrja parasysh e kostove është punë e qeverisë. Kjo mund të jetë debat. Opsioni tjetër është vetëm status quo, që gjithmonë është opsion pa kosto të madhe politike për zyrtarët”, thuhet në njoftim.