Refugjat në SHBA? Trump merr vendimin e ri nga sot, do pranohen vetëm kaq persona

Kaosi me vaksinat për Covid-19/ Nga siguria e shpërndarjes tek efektiviteti, ja sfidat e mëdha që kanë përpara dy firmat kandidateAdministrata e presidentit Trump tha të mërkurën vonë se dëshiron të shkurtojë numrin e refugjatëve që pranohen në Shtetet e Bashkuara në 15,000 gjatë vitit fiskal 2021, i cili fillon sot ((1 tetor)).

Kjo është shifra më e fundit në një seri shkurtimesh vjetore që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën në vitin 2017.

Në vitin 2020, administrata e vendosi kufirin në 18,000 refugjatë. Shtetet e Bashkuara lejuan 10,892 refugjatë përpara se ta pezullonin programin për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo është shifra më e ulët që kur programi i refugjatëve u miratua nga Kongresi në vitin 1980. Kufiri vjetor gjatë administratës së Presidentit Barack Obama ishte midis 70,000 dhe 85,000 refugjatë.

Departamenti i Shtetit tha se propozimi i Presidentit Trump për vitin 2021 “ripohon angazhimin e përhershëm të Amerikës për të ndihmuar njerëzit më të prekur në botë ndërsa përmbush detyrën tonë parësore për të mbrojtur dhe për t’i shërbyer popullit amerikan”

Krish Vignarajah, presidente e Shërbimit Luteranian të Emigracionit dhe Refugjatëve, një agjenci e financuar nga qeveria amerikane që ndihmon për sistemimin e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara, tha se vendimi për të kufizuar më tej numrin e pranimit të refugjatëve “është plotësisht një dështim i detyrimit tonë moral dhe i vlerave të kombit tonë. ”/VOA

The post Refugjat në SHBA? Trump merr vendimin e ri nga sot, do pranohen vetëm kaq persona appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !