Rekord i Zi në Shqipëri, 20 të vdekur nga koronavirusi


20 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 20 persona nga koronavirusi në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 764 raste të reja dhe 640 të shëruar, ndërsa janë kryer gjithsej 2.714 testime.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 800 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 14.295 vaksinime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 310 raste në Tiranë, 35 në Librazhd, 33 në Shkodër, 28 në Tepelenë, 27 në Gjirokastër, nga 24 raste në Durrës, Elbasan, Kukës, 23 në Berat, nga 22 raste në Vlorë, Peqin, nga 20 raste në Kavajë, Kuçovë, 16 në Sarandë, 13 në Delvinë etj.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Delvina, të moshave 48-85 vjeç.

Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 107.931 raste, prej tyre 70.413 janë shëruar, 35.702 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.816 persona.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...