Reshat Sahitaj:”Ndërtimi i xhamive është vdekja e ngadalshme e Kosovës!

Veprimtari i njohur kosovar që ka jetuar në ekzil, Reshat Sahitaj përmes një postimi në rrjetet sociale sërish merret me xhamitë që janë në Kosovë dhe së fundi me ndërtimin e xhamisë së re në Prishtinë.

NDËRTIMI I XHAMIVE ËSHTË VDEKJA E NGADALSHME E KOSOVËS! 44 MILIONË EURO KUSHTON NDERTIMI I KESAJ XHAMIE NGJITË MË POSTËN NË PRISHTINË. Më 44 milionë euro do te ndertoheshin 10 fabrika e do punësoheshin mbi 5mijë shqiptarë. KUJT I DUHEN KËTO XHAMIA QË PAS LUFTES PO DALIN SI KËPURDHAT PAS SHIUT?

Në këto xhamia mesohet me adhurue Turqinë dhe arabët por jo atdheun tonë, jo historinê e lavdishme tonë! Kemi arritur ne një fazë katastrofike per fatin e Kosovës ku te vdekurit tanë i percjellim me flamurin arabë. Ky eshte fundi i poshtersisë sonë. Ndertimi i xhamive nuk êshte çeshtje tolerance por çeshtje tradhetie. Njê ditë ndoshta jo te larget mos u ankoni se SHBA E EVROPA i ka fajet kur te futet ne fuqi ZAJEDNICA e kur më vonê kjo zajednica kerkon te ndahet per t’i mbrojtur kishat e veta. E keshtu perseri coptohemi pak nga pak per t’u zhdukur krejtësisht”, ka shkruar Sahitaj.

Reshat Sahitaj një periudhë të gjatë ka jetuar në Bruksel, duke qenë edhe ndërmjetësues i kontakteve të para diplomatike në mes të të gjithë personaliteteve kosovare në Parlamentin Evropian, Senatin Belg dhe NATO.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1342563069562434&set=a.120042668481153