Revulocion i madh te Milani: Transferon tre yje për 85 milionë euro

Milan nuk heq dorë nga transferimi i dyshes Sanches – Botman

Gati revolucioni: Milan transferon tre yje për 85 milionë euro.

Elliott hap thesin, Milan ka gati tre goditje të mëdha për merkaton e verës.

Edhe pse janë në garë për Scudetton, Milan nuk ishte aktiv në merkaton e janarit ashtu siç pritej.

Mirëpo në verë te Milani priten ndryshime të mëdha dhe Paolo Maldini po punon që tani për të siguruar përforcimet e reja.

Gazetari i njohur italian Rudy Galetti, ka shkruar në Twitter se Milan është pranë arritjes së marrëveshjes me Lille për transferimin e dyshes Botman-Sanches.

Rosonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Lille dhe marrëveshja pritet të finalizohet për shifrën e 60 milionë eurove.

Galetti ka shkruar, gjithashtu se Milan synon edhe transferimin e Noa Lang nga Club Brugge, pasiqë 22-vjeçari mund të luaj edhe në krah, por edhe si qendërsulmues.

Për Lang Rosonerët do të duhet të paguajnë 25 milionë euro.