Rikthehet ankthi në Itali, rritet sërish numri i të vdekurve nga koronavirusi

Marrëveshja bërthamore, Irani kërcënon me “përgjigje shkatërruese” SHBA-të

Marrëveshja bërthamore, Irani kërcënon me “përgjigje shkatërruese” SHBA-tëPërkeqësihet sërish bilanci i vdekjeve në Itali nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 369 viktima dhe 1,444 të infektuar më shumë.

Numri total i viktimave ka arritur në 29,864 dhe i të infektuarve në 214,457. Persona aktual pozitiv me koronavirus në Itali janë 91,528. Ndërsa numri i të shëruarve është deri më sot 93,245 e janë 8,014 të shëruar të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Për herë të parë numri i të shëruarve kapërcen numrin e personave aktual pozitiv me COVID-19. Deri më sot në Itali janë kryer 2,310,929 tampone.

Italia vazhdon luftën e saj kundër pandemisë në fazën 2 e cila vazhdon të kufizojë lirinë e lëvizjes tek qytetarët duke lejuar hapjen graduale të disa aktiviteteve.

Qeveria Conte ka komunikuar se dy ditët e para të kësaj faze janë pozitive e qytetarët italianë kanë treguar sens të lartë përgjegjësie e respektimi në rregullat e distancimit social.

“Nëse dhe kurba e pandemisë do të na e lejoj, shumë sektorë të ekonomisë që janë të mbyllura mund të hapen para datës së përcaktuar”, ka thënë për medita kryeministri Giuseppe Conte.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !