Ronaldon po e pret fatkeqësia në vitin e ardhshëm

Unitedi merr vendim për Solskjaerin

Kampionati Botëror i mundshëm pa Cristiano Ronaldon: Do të ishte një katastrofë për portugezin.

Portugalia nuk arriti të sigurojë kualifikimin automatik për Kupën e Botës 2022 në Katar dhe do t’i duhet të sigurojë një vend përmes play-offit, me Cristiano Ronaldon që rrezikon të humbasë turneun e madh që mund të jetë i fundit për të.

Emri i markës së Ronaldos do të marrë gjithashtu një goditje të madhe nëse Portugalia nuk arrin të shkojë në turneun e vitit të ardhshëm, pasi pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është bërë një burim të ardhurash nga fushatat e marketingut dhe ndjekësit e mediave sociale.

“Cristiano nuk mungon në gara të mëdha dhe unë nuk mendoj se do ta bëjë edhe tani, por ai ka dy ndeshje të rëndësishme të mbetura”.

“Playoffi është një zhgënjim për të gjithë portugezët, por ne duhet të marrim veten”, ka thënë ish futbollisti portugez Paulo Futre.

Gazetari portugez Nuno Luz beson se ky është momenti që Ronaldo të rritet dhe të demonstrojë cilësitë e tij drejtuese.

“Për të do të ishte një katastrofë”.

“Tani, Cristiano ka misionin të bashkojë ekipin dhe të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ndryshuar situatën. Ai ka qenë shumë i zemëruar me gjithçka që ka ndodhur. Ai ka vuajtur më shumë se kushdo tjetër”, ka thënë Nuno Luz.

Një mentalitet hekurt

Future që ka zhvilluar 41 ndeshje me Portugalinë, ka luajtur për klube si Porto, Benfica, Sportin, Marseille, Atletico Madrid, Milan e Ëest Ham.

Ai thotë se Ronaldo nuk ka nevojë t’i konfirmojë askujt për atë që është, por Kampionati Botëror është i rëndësishëm.

“Cristiano nuk duhet t’i tregojë asgjë askujt”.

“Por për të do të ishte një goditje shumë e rëndë, shumë, shumë e vështirë. Do të ishte një zhgënjim i madh”, deklaroi Futre.

Ndërkohë, gazetari Luz është i bindur se Ronaldo ka mentalitetin për të rikthyer dhe për të ndihmuar Portugalinë të sigurojë kualifikimin në Kupën e Botës.

“Psikologjikisht është shumë i fortë, është karakteristika e tij më e mirë”.

“Në këtë gjë, në kokën e tij, ai është një nga lojtarët më të mirë në histori. Ai është i aftë të transformojë momente shumë të këqija në shumë të mira. Të kërkojë forcë nga atje ku nuk ka”, nënvizoi gazetari Luz.

Mungesa e Di Stefano, Cruyff, Pele në Kampionatet Botërore

Ka vetëm disa shembuj të superyjeve që kanë munguar në Kupat e Botës.

Alfredo Di Stefano që nuk mori pjesë në vitin 1958 dhe Johan Cruyff humbi atë në 1970.

Katër vjet më vonë, Pele vendosi të mos marrë pjesë në Kupën e Botës në Gjermani.

Mbreti i pëlqimeve

Ronaldo ka 367 milionë ndjekës në Instagram dhe 96 milionë të tjerë në Tëitter, me sulmuesin e Manchester United që merr 1.36 milionë euro për çdo postim të tij në rrjetet sociale.

Ndërveprimet në llogaritë e tij sociale arrijnë shifra të pabesueshme, pasi një postim shumë i thjeshtë në Tëitter ku thuhej “Le të shkojmë familja” mori pothuajse gjysmë milioni pëlqime gjatë Kupës së Botës 2018 në Rusi.

Falë Ronaldos, Portugalia ishte skuadra e pestë më e spikatur në mediat sociale pas Brazilit, Francës, Argjentinës dhe Anglisë.

Lajme me shume...