Rrahja e Imamit që tronditi Kosovën, si u rrahë për vdekje Imami nga tre ekstremistët (VIDEO)

Fjalimi i parë i Begajt si President, nuk e përmend Kosovën

Imami Zeqiri i kishte lajmëruar në polici kohë më parë këta persona, për ngacmim dhe kërcënim, por që nga organet e rendit nuk ishin ndërmarr hapa.

Rastin e rrahjes e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës derisa bëhet me dije se të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar. Personat e arrestuar: 1. B.M, mashkull 27 vjeç, 2.A.M, mashkull 28 vjeç dhe 3. Sh.M mashkull 25 vjeç”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë së Kosovës për Insajderin.

Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe edhe Bashkësia Islame të cilët e kanë denuar rastin.

Kryeimami i komunës së Podujevës Bekim Jashari, u shpreh se imami ishte ankuar për personat në fjalë dhe se Këshilli i Bashkësisë i kishte njoftuar organet e rendit.

Ndërsa Imami Besim Gashi ka rrëfyer gjendjen shendetsore në të cilën është hoxha dhe shtoi se gjendja e tij vazhdon të mbetet e rëndë.

Për këtë rast, të tronditur kanë mbetur edhe qytetarët.

Fillimisht rasti ishte iniciuar si “lëndim i rëndë trupor” por vetëm pastaj me sugjerim të prokurores për Krime të Rënda rasti është duke u hetuar si “vrasje në tentativë”.//Insajderi.org